7 mënyrat si të harroni një histori dashurie

Ja se si mund ta harroni një histori të gabuar dashurie dhe t’ia rinisni më së miri nga fillimi.
Qani
Kur zemra thyhet duhet treguar durim dhe dashuri,kohë për të marrë veten dhe për t’u marrë me veten në kuptimin e plotë të fjalës. Por kujdes! Lotët mos i derdhni para atij ose asaj.

Ndajeni dhimbjen tuaj
Flisni për të, por jo me të gjithë, kuptohet,
personat e duhur janë ata të cilët janë të aftë të dëgjojnë me objektivitet dhe të përgjigjen edhe në raste të pakëndshme. Jini gati të dëgjoni edhe ato që nuk do të donit t’i dëgjonit.

Merrni përgjegjësinë
Një marrëdhënie krijohet nga dy persona, kjo nuk do të thotë që ta fajësoni veten, por përkundrazi, të bëheni një person më i lirë falë ndërgjegjes suaj. Merrni përgjegjësinë që ta shihni situatën me qartësi.

Mësoni nga gabimet
Është e rëndësishme që t’i kujtoni gabimet që keni bërë gjatë marrëdhënies suaj dashurore dhe t’i kuptoni ato, për të mos i bërë më. Madje, ju sugjerohet që të shkruani një listë të të gjitha atyre gjërave, të cilat nuk do t’i dëshironi më nga një raport.
Lëvizni
Aktivitetet fizike vënë në lëvizje trupin dhe mendjen! Kjo gjë përveçse ndikon në prodhimin e endorfinës, ju ndihmon të luftoni momentet e depresionit dhe të gjeni humorin e mirë. Ndërkohë që ky do të jetë një plus më shumë për të bërë takime të reja.

Mësoni
Përdorni gjithë mendjen dhe shpirtin tuaj për të marrë leksione të denja nga jeta që keni jetuar dhe në këtë rast nga një marrëdhënie dashurie e gabuar. Ëndrrat me sy hapur do t’ju ndihmojnë të qartësoheni nga mendimet, ndërsa do t’ju bëjnë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria!

Pranoni
Nëse jeni ndarë një arsye ekziston. Ndaj, pavarësisht se vendimi është marrë nga ju ose ai/ajo, pranoni realitetin. Përpara keni jetën tuaj. Bëjeni atë më të bukur!