Angela zbulon unazën përrallore dhe gjithë historinë e jashtëzakonshme pas saj

Për javë të tëra, Angela Martini po mbetet në vëmendjen kryesore të medias me kurorëzimin e dashurisë së saj – ndonëse me vetëm një ceremoni modeste.
Me pak dëshmitarë përreth dhe një fustan që thyente shabllonet, super modelja befasoi të gjithë.
Më pas, pasuan videoklipet nga momentet e çiftit dhe udhëtimet në ishujt Sejshell. E sot, rradha ka qenë për të zbuluar historinë e jashtëzakonshme të unazës përrallore të martesës.
Me foton e gurit të çmuar në fokus, Angela ka rrëfyer gjithë detajet që ngjajnë në një rrëfim përrallash.