Babai i Duas për koncertin e së bijës në Prishitnë: Bëhuni gati për vallëzim të çmendur!

Tash e sa muaj është përfolur për një koncert të mundshëm të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, në Prishtinë.
Madje, kishin qarkulluar thashetheme për ardhjen e saj me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por ajo gjë nuk ndodhi, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa ka konfirmuar koncertin në Prishtinë.

Ajo do të mbajë koncert në Prishtinë më 10 gusht të këtij viti, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Konfimimi erdhi edhe nga babai i saj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkroi “Festivali Sunny Hill – Prishtinë, 10 gusht 2018 …
Bëhuni gati për një vallëzim të çmendur 😎😎”.

Kujtojmë që me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë ka performuar Rita Ora, e padyshim që me padurim pritet edhe ardhja e Duas në Prishtinë. /Lajmi.net/