Barbi nga Kazakistani, femra që po ‘çmend’rrjetet sociale

Dinara Rakhimbaeva është 21-vjeç dhe njihet si Barbi i Kazakistanit.
E reja e cila studion për financë në Notingem të Anglisë i ka rrjetet sociale të mbushura me foto seksi, gjë që ka sjellë shumë kritika për të, sidomos nga vendlindja e saj.
Kazakistani është një vend me shumicë myslimane dhe shumë komentues e kanë kritikuar të renë për faktin se tregon shumë nëpër foto.
Por, vetë Dinara u është përgjigjur me mirësjellje të gjithë kritikëve, duke u thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe.
“Jeni femra dhe duhet të jeni më të buta nga natyra. Pse jeni kaq të këqia me mua? Unë nuk ju kam bërë asgjë. Ju uroj lumturi dhe dashuri”, shkruan Dinara në një mesazh drejtuar femrave që e kritikojnë.