BORA

Pasi Ilda Bejleri reagoi duke u përgjigjur me kunja për Nanon edhe Bora Zemani duket se nuk e ka vrarë mendjen për pretendimin e gazetarit.

Me një video të postuar në Instagram Bora shfaqet tejet në formë e veshur me një minifund dhe për më shumë shfaqet duke mbajtur topin me xhunglime.

Pas 3 xhunglimeve moderatorja e gjuan pa dashje topin ku mesa duket e ka përplasur diku duke bërë ndonjë dëm të vogël.

“Ups! E bëra dëmin”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Insta.