Ballina / Kuriozitete / Ca hapa para e shumë prapa në zhvillimin e inteligjencës artificiale: Në kërkim të urtësisë dhe emocioneve të kompjuterit

Ca hapa para e shumë prapa në zhvillimin e inteligjencës artificiale: Në kërkim të urtësisë dhe emocioneve të kompjuterit

marvin-minsky-780x439

Yjet e informatikës nga e gjithë bota e kishin lënë takimin në Darmouth College të Hanoverit për të festuar 50-vjetorin e lindjes së inteligjencës artificiale. Në vitin 1956, John McCarthy – në atë kohë anëtar i Fakultetit të Matematikës së Darmouth – ka krijuar këtë term me rastin e mbledhjes së parë të sektorit, Dartmouth Summer Research Project on Artificial Intelligence.

Në takimin e vitit 2006 merrnin pjesë McCarthy dhe katër të ftuar të tjerë të takimit më 1956, midis të cilëve Marvin Minsky i MIT-it. Spekulimet novatore matematike e filozofike të Alan Turingut, John von Neumannit, Herbert Simonit, Allen Newellit dhe kolosëve të tjerë të informatikës, i kishin bërë vitet Pesëdhjetë një periudhë optimizmi të madh sa i përket inteligjencës së makinave.

Kërkuesit besonin se shpejt do të ishin të aftë të programonin kompjuterët në mënyrë që t’u simulonin atyre forma të ndryshme arsyetimi njerëzor. Sisteme eksperte do të gllabëronin dhe manipulonin diturinë në formën e logjikës simbolike. Do të zhvilloheshin qarqe nervore artificiale në gjendje të përpunonin përgjigje korrekte ndaj stimujve.

Ky optimizëm kishte infektuar edhe kulturën popullore, duke bërë që Hal-i, kompjuteri mjaft inteligjent (dhe i dyfishtë) i 2001: Space Odissey, film i vitit i 1968 i regjisorit Stanley Kubrick, t’i tejkalonte aktorët njerëzorë në imagjinatën kolektive.

Por, në fundin e viteve Gjashtëdhjetë ishte tashmë e qartë se për t’ju afruar qoftë dhe aspekteve intelektive të një fëmije, një makinë duhet të kishte nevojë për një rrjet shumë të gjerë dhe jashtëzakonisht kompleks ekuacionesh logjike dhe lidhjesh neuronale, kështu që shkencëtarët kanë bërë prapaktheu. Kanë filluar të shpërbëjnë problemet, duke u përqendruar në riprodhimin e funksioneve të thjeshta, si spostimi i tullëzave Lego (mbi këtë bazohet programi sot i famshëm Shrdlu i ideuar nga Terry Winograd i Stanford University, i cili synon në menaxhimin e një krahu robotik nëpërmjet indikacionesh gjuhësore).Minsky, midis të ftuarve të rëndësishëm të takimit përkujtimor, gjithmonë e ka admiruar punën e Winogradit, por në vend të demonstrimeve praktike, ka preferuar gjithmonë hetimin e mekanizmave të vërtetë në bazë të mendimit njerëzor.

Në bashkëpunim me Seymour Papert në MIT AI Lab, në vitet Gjashtëdhjetë ka filluar të përpunojë teorinë e “shoqërisë së mendjes”, sipas së cilës dituria duhet të përbëhej nga “agjentë” të ndryshëm funksionalë, megjithëse jo inteligjentë në vetvete, të cilët bashkëpunojnë midis tyre.

Technology Review e ka intervistuar Marvin Minskyn teksa rishikonte bocat e librit të tij të ardhshëm, të titulluar “The Emotion Machine”, i cili e riinterpreton mendjen njerëzore si një “re resursesh”, të përbërë nga minimakina që ndizen e fiken sipas situatës, duke i dhënë jetë gjendjeve të ndryshme mendore dhe emotive.

Si ndjeheni kur mendoni se kanë kaluar 50 vjet nga takimi lidhur me inteligjencën artificiale të Darmouth? Ju duket se ka kaluar kaq shumë kohë?
Nuk kam jetuar shumë pesëdhjetëvjeçare, kështu që nuk di çfarë të them.

E drejtë. Por, çfarë mendoni për gjendjen aktuale të kërkimeve lidhur me inteligjencën artificiale, krahasuar me pikën në të cilën ndodheshit më 1956?
Më çudit fakti sesa pak kërkues janë marrë me përpunimin e teorive të nivelit të lartë lidhur me mekanizmat e mendimit. Libri im i ri trajton pikërisht pikëpyetjet që duhet të paraqesim: si ia arrin një fëmijë 3-4 vjeçar të bëjë ato arsyetime të thjeshta të cilat një makinë duket e paaftë që t’i bëjë? Kur një qenie njerëzore ka vështirësi për të kuptuar diçka, përgjithësisht pyetet: “Çfarë ka tek unë që nuk shkon?”, “Po humbas kohë?” apo “Pse këto modalitete mendimi nuk funksionojnë? Ka ndonjë më të mirë?”. Projektet lidhur me inteligjencën artificiale që janë kryer gjatë 30 apo 40 viteve të fundit nuk kanë bërë asnjëherë një meditim të kësaj natyre. Është kufizuar në grumbullimin e statistikave. Tri vjet më parë donin të organizonim një konferencë mbi ndjenjën e përbashkët dhe kemi arritur të gjejmë vetëm tre kërkues në të gjithë botën të interesuar për idenë.

Shikoni edhe

Nëse keni turp të pyesni… Përse vazhdimisht kam gazra?

Problemi yt është i pakëndshëm, mirëpo lajm i mirë që gazrat më së shpeshti tregojnë …

Nёse i dashuri yt ka kёtё hobi, ki kujdes!

Janё tё shumta arsyet prej tё cilave mund tё prishet njё lidhje. Mё katastrofikja ёshtё …

error: