Çfarë po ndodh?/ Tre të vdekur dhe 2 vajza në gjendje të rëndë pasi pinë fostoksinë

Ka qenë një ditë e tmerrshme ajo e të martës së 13 marsit, pasi disa persona kanë tentuar t’i japin fund jetës duke konsumuar medikamente helmuese.

Bilanci është 3 të vdekur dhe 2 persona ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

RASTET

Në njërin rast, ka ndërruar jetë rrugës për në spital një burrë i ri në fshatin Thumanë të Krujës, pasi familjarët po e dërgonin për të marrë ndihmën e parë pasi ai ishte vetëhelmuar në banesë.

Megjithatë ngjarja mbetet ende e pasqaruar dhe policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po merren në pyetje familjarët e tij për të hedhur më shumë dritë rreth shkaqeve që mund ta kenë shtyrë burrin drejt aktit për t’i dhënë fund jetës.

Informacion paraprak
Më datë 13.03.2018, në fshatin Thumane, në banesë, është vetëhelmuar shtetasi P.S., vjeç 46, banues Krujë, i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nje tjeter person ne Elbasan ka nderruar jete pasi eshte vetehelmuar me fostoksine.

Informacion paraprak.
Më datë 13.03.2018, në spital në Elbasan, ka vdekur i vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi E.B., vjeç 44, banues në Elbasan. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nje tjeter vajze eshte vetehelmuar ne Kurbin, por ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13.03.2018, në banesë, shtetasja F.H., vjeçe 18, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Kurse ne Shkoder ka qene nje 21 vjecare e cila ne gjendje depresioni, eshte vetehelmuar me medikamente, por ndodhet jashte rrezikut ne spital.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.03.201, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëhelmuar me medikamente shtetësia G.P., vjeçe 21, e cila ndodhet në spital në jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan për Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, vlerësim.

Ndersa ne Tirane, nderroi jete ne spital pas disa oresh nje 20 vjecare, pas helmimit me fostoksine.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 13.03.2018, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.