Cfarë simbolizon verorja?

Sipas traditës thuhet se në momentin që vendos veroren, duhet të mendohet një dëshirë.

Kur kjo verore të merret nga dallëndyshja dhe të vihet në fole, do t’ju realizohet dëshira.

Një tjetër traditë thotë se vajzat e reja që e mbajnë veroren dhe dallëndyshet i marrin për fole, do të martohen brenda vitit. Kështu që kur shihnin se verorja nuk ishte, ia nisnin me pregatitjen e pajës.

Ndërkohe që të tjerë mendojnë se verorja nuk të lejon që dielli i pranverës të të nxijë në fytyrë. Thuhet se ata që vinin verore, edhe nëse rrinin në diell nuk do të nxiheshin në fytyrë.

Tradita e verores, perit që lidhet në dorë mëngjesin e 14 Marsit

Këto janë disa supozime se çfarë ndodh nëse e vendos veroren. Është diçka e lezetshme për aq kohë sa tradita thotë se duhet të vihet.

Nëse besoni në njërën prej këtyre traditave, urojmë që ajo që besoni më shumë, të përmbushet. Ndaj mos përtoni ta keni edhe ju në dorë një verore sot.
Kliko linkun me poshte shiko detajet