Ballina / Lajme / Çfarë të përdorni që dyert e makinës suaj të mos ngrijnë (VIDEO)

Çfarë të përdorni që dyert e makinës suaj të mos ngrijnë (VIDEO)

I ftohti polar i ditëve të fundit ka sjellë probleme të shumta me qarkullimin e mjeteve.

Shumë prej personave kanë pasur problemeve dhe me hapjen e mjeteve për shkak të ngricave, por ekziston një metodë që nuk lejon ngrirjen e dyerve të makinës.

Ju mund të lyeni me yndyrë gomën mbrojtëse të derës se mjetit në mënyrë që mos ngrijë. Yndyra mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimor dhe kështu me radhë.

Të nesërmen në mëngjes nuk do të keni asnjë problem për të hapur dyert e makinës.

Këshillohet që dyert e ngrira të mos hapen me forcë sepse mund të dëmtohen. Më poshtë mund të shihni videon sesi veprohet për të lyer me vaj pjesën e derës së mjetit që të mos ngrijë.

Shikoni edhe

Në rast të sulmit në zemër keni vetëm 10 sekonda kohë për të shpëtuar! Ja çfarë duhet të bëni (VIDEO)

Në këtë artikull do t’ju sugjerojmë disa këshilla të dobishme të cilat potencialisht mund t’ua …

Lindja e epokës së Trump ndan vendet e Ballkanit

Serbët e krahut të djathtë janë euforikë, ndërkohë që rumunët dhe boshnjakët të shqetësuar. Rreth …

error: