FILE - In this Aug. 29, 2012 file photo, British physicist, Professor Stephen Hawking speaks during the Opening Ceremony for the 2012 Paralympics in London. Hawking, whose brilliant mind ranged across time and space though his body was paralyzed by disease, has died, a family spokesman said early Wednesday, March 14, 2018. (AP Photo/Matt Dunham, File)

Datat më të rëndësishme në jetën e shkencëtarit që vdiq sot

Astrofizikani Stephen Hawking ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare këtë të mërkurë. Më poshtë do të gjeni datat më të rëndësishme të gjithë jetës së këtij shkencëtari të madh.
8 Janar 1942 – Lindi në Oksford, Angli, më i madhi i katër fëmijëve të lindur nga Frank Hawking, një biolog dhe Isobel Hawking, sekretare e kërkimeve mjekësore.

1952 – Hyn në shkollën St. Albans.

1959 – Fiton bursë për të ndjekur kolegjin universitar në Oxford, ku u diplomua në Shkencat Natyrore.

1962 – Nis një kërkim shkencor për kozmologji në universitetin e Kembrixhit.

1963 – Diagnostikohet me ALS, në moshën 21 vjeçare. I japin vetëm 2 vite mundësi për të jetuar.

14 Korrik 1965 – Martohet me gruan e tij të parë, Jane Wilde, studente e gjuhëve moderne, me të cilën u njoh në Kembrixh.

1967 – Vjen në jetë Roberti, djali i parë i çiftit.

1970 – Jane sjell në jetë fëmijën e tyre të dytë, vajzën Lucy.

1974 – U zgjodh si anëtar i Shoqërisë Mbretërore, në moshën 32-vjeçare, ç’ka e bënte njeriun më të ri në moshë që mori këtë nderim.

1979 – U bë “Lucasian Professor of Mathematics” në Kembrixh, një pozicion prestigjoz i mbajtur më parë nga Isac Newton. Hawking e mbajti këtë pozicion deri në vitin 2009. Jane sjell në jetë fëmijën e tyre të tretë, Timothy.

1985 – Shtrohet në spital në Gjenevë pasi sëmuret me pneumoni. Mbijeton pas një operacioni të vështirë, por humbet mundësinë për të folur. Vitin pasardhës nis të komunikojë përmes një sintetizuesi elektronik të zërit.

1988 – Publikon “Një histori e shkurtër e kohës”, një libër kozmologjie, i cili u bë menjëherë best-seller.

1989 – U nderua nga Mbretëresha Elizabeta II.

1995 – U martua me infermieren e tij, Elaine Mason.

2007 – Ndahet me divorc nga Elaine Mason.

2014 – Jeta e tij fiton Oscar, përmes filmit ” The Theory of Everything”, një film i bazuar në librin “Travelling to Infinity: My Life ëith Stephen” (Udhëtimi në infinit: Jeta ime me Stephenin), e shkruar nga gruaja e tij e parë, Jane Hawking.