Dhoma gjumi, pishina, sauna dhe salla konferencash: Këto janë jahtet më luksoze (Foto)

Këto ditë po mbahet panairi i super-jahteve në Londër, ku mijëra njerëz kanë rastin të shohin luks, elegancë dhe shkëlqim brenda kabinave të këtyre jahteve.

Afro 400 anije, duke përfshirë jahtin luksoz që kap vlerën prej 6 milionë funte, do të jenë të ekspozuara brenda dhjetë ditëve të ardhshme në Londër.

Në fotografitë e postuara më poshtë mund të shihni se si në këto jahte nuk mungojnë tarracat për relaks, dhomat e gjumit tejet të rehatshme, mobilet e shtrenjta, pishinat, pajisjet elektronike më moderne, saunat, tualetet gjigante dhe shumë gjëra tjerë që shumica prej nesh ëndërrojmë t’i kemi.