Djali i kryebashkiakut vret veten me plumb në kokë, i mituri la letër para flijimit

Një djalë vetëm 13 vjeç i dha fund jetës në Galtelli, provincë e Nuoro në Itali, duke u qëlluar me plumb në kokë.

Francesco është djali i kryebashkiakut të Nuoro, Giovanni Santo Porcu, i cili i dha fund jetës me pushkë këtë të martë.

I mituri la një letër lamtumire për familjarët, para se ti jepte fund jetës.

Akti tragjik u krye me pushkën e të atit, gjatë kohës që prindërit ishin në punë. Francesco u gjet i vdekur mes një pellgu gjaku nga motra e tij e madhe.

Autoritetet vendase po vijojnë hetimet për të zbuluar arsyen që e shtyu të miturin drejt aktit tragjik. /a.y/noa.al