E larguan nga puna në fabrikën e Bentleyt, ai sot nënshkroi me Arsenalin dhe mund ta blejë veturën 250 mijë euro

Futbollisti i ri Cohen Bramall ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.

Ai nga Liga e nëntë e Anglisë ka nënshkruar kontratë profesionale me Arsenalin.

20-vjeçari është bërë zyrtarisht lojtari i Arsenalit, dhe klubi këtë e ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare në internet.

Bramall, me kontratën e re do të fitojë 3000 funte në javë, dhe dallimi sa fitonte në fabrikën e Bentley Motors në Crewe është i madh.

Ai kishte pagë 500 funte në javë, por u largua nga stafi drejtuesi i fabrikës pasi u shkurtua numri i punëtorëve.Atij interesimi i Arsenal iu duke një shaka, por tani është realitet me Bramall që ka pozuar për herë të parë me fanellën tradicionale të kuqe.

Ish-mbrojtësi i Hednesford Town, duke folur si lojtar i Arsenal, thotë për transferimin e tij.“Është e pabesueshme. Nuk më besohet që ndodhem këtu. Kishte edhe ekipe të tjerë që po interesoheshin, por kur Arsenal më telefonoi ishte një ofertë e parefuzueshme”.

“Javën e kaluar më larguan nga puna te Bentley Motors pasi ishe staf i tepërt dhe disa ditë më pas erdhi Arsenal dhe e pranova mundësinë menjëherë”, ka thënë ai.

“E takova Wenger në fushë. Shpresoj ta impresionoj. Një ditë je duke i parë në televizor, e ditën tjetër je në një fushë me Sanchez, Ozil e Cech”.