E parapërcaktuar? Foto që po bën xhiron e rrjetit, ja kush e ka fituar EUROVISION-in! [FOTO]

Si, ku, pse? Po kryqëzojmë gishtat kot?

Sonte po mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2018 në Lisbonë të Portugalisë. 26 shtete konkurojnë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh si kënga më e mirë në Europë për vitin 2018 dhe prej ditësh kanë dalë sondazhe të ndryshme lidhur me fituesin e mundshëm. Pjesën më të madhe të sondazheve i ka dominuar Qipro me Eleni Foureiran, por një foto po bën xhiron e rrjetit në mediat ndërkombëtare ku thuhet se është përcaktuar fituesi.

Bëhet fjalë për Suedinë, ashtu siç është shkruar në Wikipedia në listën e fituesve të të gjitha kohërave. Por nuk ka vend për shqetësim sepse Wikipedia nuk është një burim zyrtar dhe mund të redaktohet nga çdokush.

Kështu që kryqëzoni gishtat sërish!