FOTO/ Ish-deputeti shqiptar dedikim të veçantë gruas për Shën Valentin

Ish deputeti Eduart Ndocaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar bashkëshortes së tij ditën e të dashuruarve.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar një një poezi dhe me dy piktura, Ndocaj kujton kohën kur është njohur me të shoqen dhe kur nuk kishte rëndësi ana materiale por ajo shpirtërore.

Postimi i plotë:

“Gezuar shen Valentina ime.

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat itali shqiperin e shkret
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.

Të gjitha historit e dashurise
Me pëlqejnë se Janë te bukura
Por historia jonë e dashurise
Është ajo më e perferumja ime
Të dua Valentina je shetnesha im ne toke.
Shen Valentina ime gëzuar.”-shkruan Ndocaj në Facebok