Gëzimi u kthehet në tragjedi! 2Ton dhe Labinot Tahiri japin lajmin e dhimbshëm [FOTO]

Dy artistët kanë treguar edhe arsyen prekëse se përse nuk e hodhën këngën e tyre në Youtube.

Ata kanë treguar se për shkak të një aksidenti të ndodhur në rrugën Hani-Elezi ku humbën jetën tre të rinj e kanë shtyrë publikimin e bashkëpunimit të tyre.

“I dashur publik, ju e dini që unë dhe 2Ton kemi pasur ta lansojmë këngën e re, por për shkak të një rasti i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën për në Hanin e Elezit, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre të rinj, nuk duam ta lansojmë klipin për shkak se familjet kanë mërzi të madhe”, kanë shkruar ata në Instastory.