Gjyshja e moshuar i jep fund jetës Ditën e Verës,arsyeja pikelluese

Një gjyshe e moshuar i ka dhënë fund jetës tragjikisht këtë të mërkurë, Ditën e Verës, duke u vetëvarur në banesën e saj.

“Më datë 14.03.2018, ora 10:15, në lagjen Nr.1, në qyetin Memaliaj, në dhomën e gjumit është gjetur e vetvarur shtetasja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.