Gold AG uron për Ramazan: Dalshim faqebardhë dhe me gjynahe të falura

Nga sot ka nisur muaji i shenjët I Ramazanit dhe besimatarët e fesë islame po ndajnë urimet e tyre.
Përveç tyre ka edhe fytyra të njohura publike që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur urimet e tyre për këtë muaj të bekuar, shkruan lajmi.net

Një ndër ta është edhe reperi Gold AG, i cili në një fotografi të realizuar në Mekë ka uruar ndjekësit duke u lutur që nga ky muaj ata të dalin me gjynahe të falura dhe faqebardhë.

“Urime ky muaj i bekuar të gjithë besimtarëve musliman, Zoti ua pranoftë Agjërimin,Namazin dhe çdo vepër të mirë gjat këtij muaji.Dalshim faqebardhë deri në fund dhe me gjynahe të falura” ka shkruar ai.

Gold Ag së fundi ka qenë mysafir në këngën e Shyhrete Behlulit ‘Gurbetqari’ e cila rezultoi me sukses të madh.

Ky ishte dueti i tretë i tyre bashkë./Lajmi.net/