Habisin shkencëtarët: Operacioni i parë në tru është bërë para 2300 vjetësh – Origjinale

Habisin shkencëtarët: Operacioni i parë në tru është bërë para 2300 vjetësh

Shkencëtarët kanë gjetur prova të një operacioni të bërë në tru para më shumë se 2.300 vitesh në dy kafka antike.
Kafkat, të cilat janë zbuluar në Malet Altai të Siberisë, kanë treguar shenja të qarta të përmirësimit, pasi nomadët e një fisi që besohet të ketë jetuar në atë zonë, i ishin nënshtruar këtij operacioni.

Besohet që operacioni në kokën e pacientëve është bërë nëpërmjet një teknike shumë të rrezikshme, gjatë së cilës është hapur një vrimë në kokën e të sëmurit.

Besohet që teknika është përdorur për të evituar ënjtjen e trurit, megjithatë nuk e largojnë mundësinë që kjo teknikë të jetë përdorur gabimisht edhe për shërimin e problemeve në sistemin nervor.

Njëra nga kafkat, që besohet të ketë qenë e një mashkulli të moshës 40-45 vjeçare, ka shfaqur shenja të qarta që pacienti ka vuajtur nga traumat, derisa është përmirësuar pas operacionit!
auto_auto_kofko14841402631484151896-620x330