I heq në Laprakë dhe i vë në qendër, skandali nga bashkia me anësoret në korsinë e autobusëve

Me gjasë e keni vënë re që prej disa kohësh në qendrën e Tiranës bllokohet sa njëra korsi dhe sa tjetra me qëllim vendosjen e korsive te biçikletave.
Pasi janë shtruar korsitë e biçikletave, anash tyre për t’i ndarë nga rruga e makinave janë vendosur ndarëse betoni.

Pikërisht në vendosjen e këtyre ndarëseve rezulton të fshihet edhe skandali apo vjedhja më e madhe që po bën Bashkia e Tiranës.

Ndarëse të këtij lloji prej betoni fillimisht janë vendosur fillimisht në rrugën “Dritan Hoxha”, por së fundmi kanë filluar të rrallohen një po një jo, pasi bashkia i ka hequr dhe i ka vënë tek korsitë e biçikletave në qendër.

Pra, bashkia ka marrë fond për t’i vendosur tek rruga “Dritan Hoxha”, por ka marrë fond edhe për vendosjen e ndarëseve tek korsitë e biçikletave, paçka se janë e njëjta. Me një rregull të thjeshtë i bie që në këto punime po vidhet shkoqur fare.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Desha të rapotoj diçka që vura re sot. Tek rruga “Dritan Hoxha” në korsinë e emergjencës janë disa betone që ndajnë korsinë nga rruga e automjeteve të tjera. Vura re që kishin hequr gjysmat e betoneve. Më pas këto betone vura re që i kishin lyer dhe i kanë vënë te korsia e biçikletave në qendër, për këtë po u sjell edhe fotot si provë. S’besoj që ishin vënë kot te rruga “Dritan Hoxha”, apo janë punë tenderash. Po të shohësh ato që nuk janë montuar kanë akoma vidat e shkulura. Po të shohësh edhe pjesë e rrugës Dritan Hoxha te pjesa që janë shkulur ka mbetur shenja. Dallohen lehtë që janë të vjetra dhe janë lyer sipër.”
Punë ka por nuk ka profesionistë apo jo!