Ishte arrestuar për përdorim narkotikësh, Stresi bën këtë veprim

Javë më parë kishte bërë bujë në medie lajmi për arrestimin e reperit Stresi.
Arrestimi i tij ishte bërë në një lokal ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij, të cilët ishin zënë duke konsumuar lëndë narkotike, shkruan lajmi.net.

Reperi është liruar nga burgu, por duket se burgu nuk e ka “frikësuar” atë për të përsëritur veprimin e njëjtë.

Në një video që ka postuar në Insta-Story, ai shfaqet me disa miq të tij, e njërit prej tyre i shihet marihuana në duar.

Stresi është fejuar me Kejsin dhe pritet që së shpejti të kurorëzohet dashuria e tyre me martesë. /Lajmi.net/