Itali/ Grabiti dhe poshtëroi prostitutën, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 49-vjeçar nga Shqipëria pasi në muajin mars të këtij viti ai kishte grabitur një prostitutë.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Francesca të Bergamos në Itali, vajza 20-vjeçare, denoncoi se ishte bërë viktimë e një grabitje me thikë nga një i panjohur, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, shqiptari e kishte kërcënuar me thikë dhe duke i marrë celularin dhe çantën që kishte.
Pasi mori veten pas 10 ditësh në spital, vajza denoncoi incidentin në polici madje dha dhe një përshkrim të agresorit shqiptar.
Pas disa muaj kërkimesh, karabinierët arritën të identifikojnë dhe kapin 49-vjeçarin shqiptar, i cili kishte ndryshuar vendbanim. Seanca gjyqësore e tij pritet të bëhet në ditët në vijim.