Ballina / Lajme / Ja çfarë vjedhin më shumë klientët nëpër hotele

Ja çfarë vjedhin më shumë klientët nëpër hotele

Italianët janë të parët që kanë “dorë” në Evropë sa u takon vjedhjeve. Më të ndershmit? Danezët, holandezët dhe norvegjezët
Shishe me shapmo, sapunë, kufje për dush, nuk është diçka e re: klientët italianë të hoteleve e kanë kthyer në zakon marrjen e suvenirëve, ku pjesa më e madhe e aksesorëve ndodhen në banjat e dhomave. Dhe nuk është çudi që zbulohet se shpesh kanë marrë edhe peshqirë, pije dhe deri te bateritë e telekomandave.

Sipas investigimit të motorit të kërkimit të fluturimeve dhe hoteleve “Jetcost”, më shumë se 79% e italianëve ka pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel, ndërsa danezët janë miqtë më të ndershëm: 88% e tyre kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjëherë asgjë me vete. Pas tyre, sa i takon korrektësisë, janë holandezët dhe norvegjezët: 85% dhe 84% e tyre, respektivisht, shprehen se nuk kanë marrë kurrë objekte me vete. Mes atyre udhëtarëve apo turistëve që kanë pranuar se kanë marrë me vete diçka si kujtim gjatë qëndrimit në hotele, janë 62% e francezëve, 69% e britanikëve, 76% e portugezëve dhe 81% e spanjollëve.

Pëlqejnë edhe ëmbëlsirat dhe frutat – Nga investigimi, ka rezultuar se shpesh janë “vjedhur” edhe shumë gjëra të tjera. Për shembull, edhe pse frutat dhe ëmbëlsirat vendosen si zakonisht për mikpritje në dhomat e klientëve, nuk ndodh e njëjta gjë edhe për tabakatë dhe shportat që i mbajnë ato dhe që në fund zhduken nga tryeza. Ndërkohë, vjedhje të tjera janë më të justifikuara: disa kanë marrë bateritë e telekomandës, ose pultin e kondicionerit, edhe pse jashtë dhomës nuk funksionon, apo llampadarët e abazhurëve, ose Biblën në gjuhë të ndryshme që ndodhet në sirtarët e tryezave dhe komodinave.

Jastëkët, çfarë pasioni! – Ka nga ata që kanë marrë me vete edhe jastëkët dhe mbulesat e krevatit që ndodhen në dollap. Më ekspertët kanë marrë ato me cilësinë më të mirë, duke lënë ato që nuk vlenin shumë. Gjëja më absurde është që bëhet fjalë gjithsesi për objekte me pak vlerë, që kushtojnë pak para në dhomat e hotelit, me këtë të fundit që shkon më shumë se 100 euro nata. Në disa hotele të tjerë janë përdorur edhe kaçavidat për të hequr fotografitë, gdhendjet e dyerve, tharësen e flokëve, mbajtësen e peshqirëve, pasqyrat, elektro-shtëpiaket dhe manjetofonët.

Tundimi për mini-barin – Një vend jashtëzakonisht “i rrezikshëm” janë qendrat e biznesit për biznesmenët, nga ku zhduken në mënyrë të vazhdueshme printerë, kompjuterë dhe letra pune. Është zbavitëse të theksohet se pjesa më e madhe e këtyre “kriptomanëve” nuk ka pranuar asnjëherë se ka “vjedhur” diçka, por ka thënë që kanë marrë me vete një “kujtim”. Një tjetër tundim i kësaj kategorie, është edhe mini-bari. Nuk ka ndodhur rrallë në fakt, që pasi kanë konsumuar shishe me xhin apo vodka, klientët e mbushin me ujë, duke u kujdesur që tapa të duket se është mbyllur me të vërtetë. Ka ndodhur edhe me pije si Whisky apo konjak, duke e zëvendësuar alkoolin me çaj apo ndonjë pije tjetër me ngjyrë të ngjashme.

Në fund, ja 10 gjërat që merren në mënyrë të vazhdueshme në hotele:

1.Aksesorë në banja (duke përfshirë ndonjëherë edhe mbajtëset e tyre).

2.Peshqirë, para së gjithash ata më të mëdhenjtë.

3.Llampa, bateri të telekomandës.

4.Objekte kancelarie, stilolapsa, libra të vegjël, revista, Bibla.

5.Lule dhe fruta, përfshirë vazo dhe shporta.

6.Shishe me pije nga mini-bari, që fillimisht pihen dhe më pas mbyllen me tapë.

7.Pjesë qeramikash, gota dhe pjata porcelani.

8. Batanije, jastëkë e çarçafë.

9.Mbajtëse peshqirësh, tharëse flokësh, pasqyra.

10.Elektro-shtëpiake, pjata, orë, Dvd.

3-1-640x640-620x330

Shikoni edhe

Në rast të sulmit në zemër keni vetëm 10 sekonda kohë për të shpëtuar! Ja çfarë duhet të bëni (VIDEO)

Në këtë artikull do t’ju sugjerojmë disa këshilla të dobishme të cilat potencialisht mund t’ua …

Lindja e epokës së Trump ndan vendet e Ballkanit

Serbët e krahut të djathtë janë euforikë, ndërkohë që rumunët dhe boshnjakët të shqetësuar. Rreth …

error: