Ja dieta qe ju mundeson te dobesoheni 3 kg ne cdo 10 dite Provojeni edhe ju!

Rratë aziatike pothuajse nuk kanë celulit dhe vështirë të shohësh një grua kineze të shëndoshë, kjo për shkak të ushqyerjes së tyre të shëndetshme. Siç e dimë, yndyrat e ngopura dhe sheqeri janë shkaku kryesor i celulitit, por edhe tejkalimi i kilogramëve.

Dr. Colin Campbell e ktheu mënyrën aziatike të të ushqyerit në një plan diete. Kështu, u krijua edhe dieta aziatike. Përbërësi kryesor në ushqyerjen e grave aziatike është orizi, por edhe frutat dhe perimet. Orizin e zëvendësojnë edhe me misër, bukë integrale, etj.

Ju gjithashtu si aziatikët, duhet të hani karota, sallatë, spinaq, lakër, qepë dhe hudhra çdo ditë, pa marrë parasysh nëse janë të freskëta, të ziera dhe të përziera me vaj dhe uthull. Ju mund të hani arra, peshk, soje, djathë të freskët dhe kos çdo ditë.

Përdorni mish derri dhe vezë një herë në javë. Gjithsesi, përpiquni të hani fruta ose djathë të freskët me mjaltë dhe arra ose për shembull, çokollatë të zezë me 75% kakao. Ju duhet të hani mish të kuq një herë në muaj. Rekomandohet që të hani shumë mish viçi dhe mish derri shumë rrallë. Sipas Campbell, do të humbni 3 kilogramë në vetëm 10 ditë me këtë dietë aziatike.

Mëngjesi:
Mel i gatuar me qumësht dhe një filxhan çaji jeshil pa sheqer me limon.

Paraditja:
Fruta të copëtuara me kos. Një zgjidhje alternative është edhe një portokall dhe çaj jeshil.

Dreka:
Oriz i gatuar me perime dhe salcë domate. Një tjetër opsion është patate të pjekura me limon dhe uthull.

Pasditja:
Një filxhan qumësht i skremuar, çaj kamomil apo çaj jeshil. Për ata që nuk mund ta shuajnë urinë, është e këshillueshme që të hanë një portokall.

Darka:
Mish pule i copëtuar në kube të vogla, me brokoli ose perime të gjelbra. Pulën përgatiteni me pak vaj dhe limon .

Darka e vonë:
Një filxhan qumësht ose çaj.