Jonida Maliqi tregon periudhën më të errët: ‘Njerëzit nuk më përkrahën…’

Këngëtarja Jonida Maliqi sapo është rikthyer në tregun muzikor me një projekt të ri ‘N’errësirë’.

E ftuar në emisionin “Wake Up” Jonida ka treguar një nga eksperiencat e saj më të vështira dhe të ngarkuara psikologjike.

Ajo ka rrëfyer momentet e vështira kur prezantoi krah Armina Mevlanit spektaklin e kërcimit ‘Dancing With The Stars’.“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbaj mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, tha kengetarja./Gazeta Express/
Kliko linkun me poshte shiko fotografite ./