Kalon 7 orë në operacionin e frikshëm në nofull, Sofia: Kur më doli anestezia pashë veten…

Shpenzonte orë të tëra duke edituar fotot për të pasur një buzëqeshje të mirë, pasi nofulla e saj ishte 12 mm e dalë jashtë, por pas një operacioni 7 orësh ajo do gëzojë buzëqeshjen e saj.
Sophia Rose, 22 vjeçe, ka arritur të rregullojë nofullën e saj përmes një procedure ku kirurgët përdorën vida dhe pllaka që të rregullonin hendekun prej 12 milimetrash mes nofullave.

Periudha e riparimit të nofullës së saj ka zgjatur plot 6 muaj, ku me një operacion 7 orësh Rose arriti të buzëqeshte si gjithë të tjerët, pasi vidat dhe pllakat kishin bërë punën e tyre.

Kush ishte në klasë të tretë Rose kishte vënë re deformimin e saj, por ishte e pamundur t’i nënshtrohej një operacioni pa mbushur 20 vjeçe pasi nofulla do ishte në fazë të rritjes.

Përveç pjesës estetike ajo kishte edhe probleme në të folur, sepse Rose shpeshherë nuk arrinte të komandonte nofullën e poshtme.

Në një prononcim për The Mirror, britanikja u shpreh:

Mbaj mend që qava para se të hyja në operacion, sepse ishte një operacion 7 orësh në fytyrën time dhe ishte e frikshme. Sapo u zgjova nga anestezia mund ta shihja ndryshimin time edhe pse kur u zgjova kisha një maskë hidrokarbureve ftohëse në fytyrën time për të ulur ënjtjen. Rezultati është fantastik dhe tani mund të shihem në pasqyrë pa pësuar tronditje.”