Kënga e re mes Sean Paul dhe Dua Lipa – Origjinale

Kënga e re mes Sean Paul dhe Dua Lipa


Bëhuni gati për ta kërcyer. Kënga e re e Dua Lipës me Sean Paul, “No lie” të merr me vete në ritmet R&B.

E prezantuar më parë audio, “No lie” tashmë vjen edhe me videoklip. Është një video krejtësisht hipnotizuese ndërsa Paul dhe Lipa lëvizin në një holl pasqyrash, ndërkohë që refreni përsërit shprehjen slang “it’s gonna be lit tonight”, që përdoret për të përshkruar kulmin e një feste dhe që mund të përkthehej “do të jetë name sonte”, edhe pse frekuentuesit e rregullt të jetës së natës mund të kenë ndonjë variant më të përshtatshëm.

E rëndësishme është që në çdo pjesë kulmore të festave tuaja, Dua dhe Sean do të jenë kandidatët idealë për ta ndezur edhe më shumë atmosferën dhe që vajza e talentuar shqiptare, në prag të publikimit të albumit të saj të parë, po vazhon të nxjerrë këngë që pretendojnë të kthehen në hite.