Kërkimi shkencor: Çfarë i ndodh trupit kur hani 2 vezë në ditë

E vështirë është të gjesh një familje në vendin tonë, e cila nuk e ka të paktën një pako me vezë në shtëpi. Ngrënia e dy vezëve çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të nisur ditën. Jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për një numër të madh përfitimesh .
Çfarë përmbajnë vezët?

Vitaminat A, D dhe E si dhe B12, riboflavinë dhe folate. Gjithashtu ka minerale si jodi, hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Vezët dhe kolesteroli

Ndoshta keni dëgjuar se vezët mund t’ju bëjnë dëm për shkak të kolesterolit që përmbajnë. Kjo është e gabuar, Vezët kanë kolesterol, por ai nuk është i dëmshëm dhe nuk përfshihet në qatë lloj kolesteroli që ndikon negativisht në gjak. Nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin që përmbajnë vezët, ndaj konsumojini ato.

11 përfitime shëndetësore nga vezët:

Humbni peshë
Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ju ndihmon të humbni peshë. Sipas kërkimeve, një dietë me pak kalori, e kombinuar me një dozë vezësh për mëngjes, ju ndihmon të humbni peshë dy herë më shpejt.

Vezët ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar
Duke qenë se tashmë po dalim edhe nga muajt e dimrit, shumë prej jush mund të kenë një sistem imunitar të dobët, për shkak të gripit apo virozave të tjera që mund të keni kaluar. Vezët ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet tregojnë se dy vezë në dtë mund t’ju mbrojnë nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet e përgjithshme.