Lezhë, dasma përfundon në mort – Origjinale

Lezhë, dasma përfundon në mort

Një ceremoni martesore në Lezhë, ka përfunduar me vdekjen e një dasmori.

Mbrëmjen e djeshme, në urgjencën e spitalit Lezhë, është dërguar i vdekur shtetasi Z.L., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se i ndjeri i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit, kur befas ka nisur të ndihet keq.

59-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital, aty ku mjekët e kanë deklaruar të vdekur.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, mendohet infarkt, ndërkohë që po punohet për përcaktimin e shkakut. /a.y/noa.al

error: