Lumturia në lidhje varet vetëm prej një gjëje – Origjinale

Lumturia në lidhje varet vetëm prej një gjëje

Ishte një lidhje e re. gjithçka ishte perfekte, me flutura në stomak, takime në mbrëmje dhe puthje të vjedhura gjatë tërë kohës. Ishte një mrekulli e vërtetë, përplot emocione…Ishim thjeshtë vetëm ne të dy.

Vetëm ne të dy. Dhe, mu këtu qëndron problemi.

Është shumë lehtë që në valën e ngrohtësisë së lidhjes ju të përhumbeni tek njëri-tjetri dhe të harroni botën përreth jush. Mbani mend: bota sërish vazhdon të ekzistojë. Ashtu edhe miqtë tuaj dhe familja. Ashtu edhe puna juaj. Edhe provimi që keni pasur ta kaloni në fundjavë. Edhe ajo mbrëmja e shumëpritur që i keni premtuar shoqes më të ngushtë se do të shkoni bashkë. Po prindërit tuaj, a i keni telefonuar së fundmi?

Ky distancim më ndodhi edhe mua, madje pa e vërejtur se ishte duke më ndodhur. Sigurisht, që unë ende i doja familjen dhe miqtë e mi. por, papritmas, ata nuk u bënë më prioriteti im. As unë madje nuk isha prioritet për veten time, tjetërkush e mori rolin bazë.

Ky është gabimi më i madh që ju mund ta bëni në lidhjen tuaj romantike: ta bëni njërit – tjetrin sikur të jetë i vetmi në botë për ju.

Të gjtiha gjërat që i keni pëlqyer apo praktikuar para lidhjes, mos i ndërpreni, vazhdoni ti dëshironi. Ka një arsye pse partneri juaj ka rënë në dashuri me ju, andaj mos i humbisni vlerat tuaja duke humbur kështu edhe vetveten. Ndiqni mësimet e mbetura në fakultet, dilni në mbrëmje të shthurura dhe vazhdoni rutinën tuaj jetësore. Nuk përmbyset bota vetëm sepse keni zgjedhur partnerin e jetës.

Mos lejoni që partneri juaj të ju ndryshojë rrënjësisht në atë që jeni. Askush nuk duhet ta ketë atë fuqi mbi ju. Ju të dy duhet të keni intereset dhe hobitë e juaja. Bëni gjërat ashtu si ju dëshironi, pa ju dëmtuar mendimet dhe veprimet. Mos e kushtëzoni veten se duhet të dilni patjetër me të dashurin nëse keni vërtetë nevojë të pushoni në shtëpi dhe lexoni ndonjë libër të papërfunduar ende. Mos u bëni keq nëse keni planifikuar dalje me miqtë të premten mbrëma. Nëse i dashuri juaj ka vërtetë problem rreth këtyre gjërave, atëherë kjo nuk është edhe shenjë aq e mirë për të vazhduar lidhjen. Të dy palët duhet të gëzoni lirinë e secilit pa e tendosur atmosferën që mbizotëron në lidhje.

Në njëfarë mënyre, lidhjet mund edhe mos të zgjasin përgjithmonë, andaj nuk është mirë t’i humbni miqtë e vjetër e aq më shumë familjen. Partneri i vërtetë duhet ta mbush jetën tënde duke shtuar edhe shumë gjëra tjera të bukura, e jo të konsumojë edhe ato që i ke krijuar kohë më parë.

Nëse jeni tipi i tillë komunikativ me të gjithë, bëni lajka dhe hajgare me miqtë, përhumbeni në botën e leximit, kushtoni trupit kohë të veçantë për stërvitje – këto janë gjëra që ju plotësojnë jetën me plot pasion dhe partneri padyshim duhet ti mirëpresë ato, duhet të ju dojë për atë që jeni, dhe jo të ju ndryshojë mënyrën e jetesës.

Jeta jetohet më së miri kur jeni të mbushur me dashuri. Jo vetëm nga dashuria që vjen si rezultat i lidhjes romantike, por nga dashuria që rrjedh nga koha e ndarë me familjarët, nga mbrëmjet e vonshme të kaluara së bashku me miqtë, nga gjithçka që ju bën të ndiheni mirë shpirtërisht. Me një fjalë – mos e lejoni partnerin të jetë i vetmi në botë për ju. Bëjeni që ai të jetë pjesë e rrugëtimit tuaj në kënaqësitë e jetës./Portalb/

Një koment

  1. Nese ne nje lidhje te dy partneret (pa dijenin e njeri-tjetrit) futen me qellimin sublim per te DHENE me shum se per te MARRE, atehere e analizuar nga nje perceptim totalisht subjektiv dhe jo profesional nga ana ime, lidhaj duhet te funksionoje.

error: