Mashkulli 20-vjeçar: Jam 4 muajsh shtatzënë! – Origjinale

Mashkulli 20-vjeçar: Jam 4 muajsh shtatzënë!

Hayden Cross është burri i pari në Britani që zbulon se është shtatzënë.

Ish – punonjësi i një supermarketi lindi vajzë, por tashmë është ligjërisht mashkull dhe ka nisur trajtimin me hormone.

Por 20 – vjeçari e ndërpreu tranzicionin në mënyrë që të bënte një fëmijë.

Sipas të përditshmes “The Sun”, Hayden, i cili jeton në Gloucester tashmë është 4 muajsh shtatzënë. Ai u shpreh tepër i lumtur që kishte gjetur një donator sperme dhe tha se dëshironte që fëmija i tij të kishte më të mirën në jetë.

“Do të jem babai më i mirë në botë”, tha 20 – vjeçari, i cili prej 3 vitesh është shndërruar në mashkull, transmeton tema.Përpara se të niste tranzicionin, ai i kërkoi mjekëve t’i ngrinin vezët, me shpresën se një ditë do të bënte fëmijë. Tashmë ëndrra e tij u bë realitet.