Mbyti vjehrrën me fotoksinë në pijë, ja deklarata shokuese e nuses

Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre.

Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kisthe shpërndarë qumeshtin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtohesim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fostoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja në jetë fëmijën tim.

Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej.
Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”, keshtu ka deklaruar ajo e deshperuar para Hoxhes se zones, i cili gjithashtu eshte i arrestuar.

Marjana Cmeta, 21 vjeçare, tani nënë e një femijë 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas një viti që kishte ndodhur.

Në pranga ranë edhe shtetasit e mëposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.