Nuk do ta besoni sa kanë kushtuar në fillim telefonat e thjeshtë!

Të gjithë e dimë se çdo gjë që sjellë revolucion në teknologji është unike dhe e kushtueshme.
Teknologjia celularëve ka shënuar një epokë të re të teknologjisë pa kabllo, pasi që telefonia fikse ka qenë mjeti kryesor i komunikimit në largësi.

Në Kosovë shumica nga familjet tona, ka pasur të paktën një telefon celular që në fillim ka qenë goxha i vështirë për t’u siguruar.

Sot telefonat si “Nokia 3310” e “Samsung SGH” është e vështirë të gjenden, e aq më pak të punojnë, pasi që të tillë tashmë janë zëvendësuar nga telefonat e mençur të cilët kanë të integruar ekranet me prekje të ndjeshme, teknologjitë Ëi-Fi, LTE, 3G e shumë opsione tjera.

Telefon Samsung i viteve 2000-2002 ka kushtuar 615 Euro!
Më poshtë mund ta shikoni një fotografi të një gazete të vjetër ku shihen qartë se sa kanë kushtuar telefonat që tashmë i konsiderojmë si “të thjeshtë”, të cilët në ditët e sotme mund t’i blemë edhe me 5 Euro.