Ballina / Lajme / Nuk ka krahë por punon, gatuan dhe e ushqen nënën e tij të moshuar

Nuk ka krahë por punon, gatuan dhe e ushqen nënën e tij të moshuar

Një bujk 48 vjeçar nga Chongqing, Kinë i cili humbi krahët e tij në një aksident kur ishte i ri, ka pushtuar mediat kineze këtë javë pasi historia e tij prekëse tërhoqi vëmendjen e popullit kinez.
Chen Xingyin humbi krahët e tij gjatë një aksidenti elektrik kur ishte vetëm 7 vjeç. Pavarësisht se nuk ka krahë, ai ka bërë më të mirën e mundshme për të mbetur gjallë.

Ai mund t’i bëjë shumicën e punëve të tij, duke përfshirë bujqësinë, gatimin dhe ushqyerjen e dhive të familjes, transmeton Gazeta Express.

Chen është djali më i ri i një familje gjashtë anëtarëshe. Prej vitit 2014, ai është kujdesur për nënën e tij 88 vjeçare, e cila filloi të vuante nga bronkiti pesë vite më parë. Ai gatuan asaj tre ushqime në ditë dhe e ushqen atë.

Chen ruan gjithashtu më shumë se 20 dhi. Çdo pasdite në ora 15:00, ai nxjerr tufën e tij për të kullotur. Frymëzimi nga ajo që Chen bën dhe përkushtimi ndaj nënës, e ka bërë atë një njeri të famshëm në këtë vend, duke u bërë një model për shumë njerëz jo vetëm në Kinë por edhe në botë.

“Edhe pse ai nuk ka krahë, ai punon më shpejt se shumica e njerëzve”, tha një fshatar. Përgjatë viteve, Chen është mësuar që t’i lajë enët me këmbë, të gatuaj me këmbë dhe më shumë.

Tani, pothuajse asnjë detyrë nuk është e vështirë për të. Historia prekëse e Chen ka emocionuar të gjithë

armlessman-13_1483645454-2395903

Shikoni edhe

Bill ia “ngul” sytë Ivanka Trumpit, Hillary “vret” me shikim! (Foto/Video)

Edhe pse bashkëshortja e tij kishte humbur nga kundër kandidati i saj dhe nuk po …

Profeti që parashikoi ardhjen e Trumpit dhe sulmet terroriste, zbulon çfarë do të ndodhë në 2017-ën!

Çdo vit, Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç, zbulon parashikimet e tij për 365 ditët që vijnë, …

error: