Nusja i helmoi mamanë, djali: E vërteta rrugën e ka të gjatë

Një vit më parë 47-vjeçarja Lirije Lami ndërroi jetë, ndërsa pak ditë më parë policia i shkoi deri në fund shkaqeve të vdekjes së saj. Ajo që u dyshua në fillim si një vdekje nga shkaqet natyrale, doli të ishte vrasje.
Lirija u helmua nga nusja e djalit të saj, e cila më pas u rrëfye tek hoxha. 21-vjeçarja Marjana Cmeta dyshohet se e ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare.

Vetë viktima nuk e pranonte si nusen e djalit, ndërsa i biri, Olti Lami, i ka kushtuar herë pas herë fjalë prekëse të ëmës së ndjerë. Në rrjetet sociale ai postonte foto ku tregonte se e kishte marrë malli për një telefonatë nga ajo, por edhe fjalë që të bëjnë të dyshosh se ai site në dijeni të helmimit të së ëmës.

Kështu, në një prej fotove, ai shkruan:

E Verteta: Rrugen e Ka Te Gjate : Por Vjen! I ❤️Mom”
Nusja, Marjana Cmeta, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë në Tiranë, shkoi tek hoxhë Hysen Shehu, ku rrëfeu ngjarjen duke i kërkuar që “Allahu t’ia falte mëkatet”.

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e regjistroi në video dhe ia tregoi bashkëshortit të viktimës, njëkohësisht dhe vjehrri i nuses së arrestuar.