Olsi del nga shtëpia…Ja çfarë e pret pas Big Brother, Fiorentinën e nxjerr jashtë loje

Olsi, Lupçe dhe Gastare janë të tre në nominim dhe frika për të dalë nga shtëpia i ka prekur që të tre ata, por edhe partnerët e tyre e çifti Enida-Marjus.
Por duket se Olsi është më i qetë se banorët e tjerë dhe shprehet se edhe nëse del këtë javë atë e presin gjera të bukura, gjithsesi ai shton se nëse do të qëndronte edhe një javë më shumë do të ishte bukur.
Ndërkohë që Lupçe shprehet se edhe për të nuk është problem që të dalë. Ndërkohë që Gastarja thotë për qëndrimin në Big Brother është një eksperiencë që përsëritet një herë në jetë, megjithëse edhe ajo do të donte që qëndrimi i saj të ishte më gjatë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Olsi është në kuzhinë duke ngrënë, ndërsa partnerja e tij Fiorentina i shkon pranë dhe e puth në faqe, por ai i thotë të largohet pasi është duke ngrënë.
Më tej, Fiorentina kërkon të marrë edhe mendimin e partnerit të tij mbi çiftin që ai mendon se do të largohet këtë javë nga shtëpia.
“Kush do të eliminohet këtë javë?”, e pyet Fiorentina Olsin.
“Nuk më intereson, edhe po ika unë në shtëpinë time do të shkoj, nuk do të rri rrugëve”, ja kthen ai. Sigurisht që kjo nuk ishte përgjigja e pritur nga Fiorentina.
Këtë javë në nominim janë katër çifte: Olsi-Fiorentina, Lupçe-Katerina, Adnand-Gastare dhe Majus-Enida./Gazeta Express/
Për më shumë klikoni nën video

Një koment

  1. hihih