Plumba në sy të vajzës shqiptarit në Gjermani

46 vjeçari shqiptar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Visselhövede në Gjermani.

Behet e ditur nga mediat gjermane se shqiptari u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup, ndersa ishte duke marrë vajzën nga shkolla. Ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se zona ku është qëlluar shqiptari, ka qenë plot me fëmijë, pasi sapo kishin dalë nga shkolla. Viktima, ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë. Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani.

Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.
maxresdefault-1