‘Redbox-in’ nuk e ndalin tentativat për të marrë vëmendje në emër të tyre

Janë bërë disa ditë që kur DJ Blunt dhe Real1 kanë shfryer mllefin në adresën e ‘Redbox’.
Dyshja në fjalë përmes videove në rrjetet sociale kanë thumbuar Ledrin dhe Gjikon, dy nga emrat kryesor të kësaj kompanie muzikore, shkruan lajmi.net

Mirëpo, deri më tani, nuk ka pasur thuajse asnjë reagim nga djemtë e Redbox, të cilët siç duket nuk duan t’i faktorizojnë Blunt dhe Real1.

Si do që të jetë, ka qenë menaxheri i Ledrit Faton Shoshi ai i cili në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihen i gjithë grupi bashkë, duke ia lënë shkrim ‘Vëllezër përgjithmonë’.

Kujtojmë se deri më tani kompania ‘Redbox’ ka prodhuar shumë këngë të cilat janë ndër hitet më të dëgjuara dhe po punojnë vazhdimishit në realizimin e këngëve të reja./Lajmi.net/

Brothers for life @nesermusic @redboxent

A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi) on