Risia më e fundit e Viber – Origjinale

Risia më e fundit e Viber

Edhe pse jo me prestigjin e WhatsUp dhe FaceBook Messenger, Viber vijon të mbetet një rrjet social i përdorur në mënyrë masive. Madje vitin 2017, ky aplikacion do ta nisë me risi.
Tani, mund të dërgohen videomesazhe si në SnapChat. Mjafton të klikohet ikona e videos në Inbox dhe mund të rregjistrohen 30 sekonda video. Për më tepër, me Viber mund të kemi akses të shpejtë në Wikipedia, Giphy dhe TheMovieDB. Para se të shkruhet një nga këto tre shërbime duhet shënuar shenja “@”.
Viber është një aplikacion për telefonët celularë për sistemet Android dhe iOS që ju mundëson të komunikoni falas kontaktet tuaj kudo nëpër botë. Gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një bisedë falas është që të keni vetëm lidhje me internetin në celularin tuaj.

error: