S’na e kishte marrë mendja! E pyesin pse je ndarë nga burri, Albërie Hadërgjonaj na la pa fjalë me përgjigjen e saj! [FOTO]

Ndodh edhe kështu!

Alberie Hadërgjonaj është nga ato femra që na ka vërtetuar se mosha është thjesht një numër. Prej vitesh në ekranet shqiptare e kjo ka bërë që të jetë shumë e komentuar në mediat rozë. Mirëpo Albëria ka vite që është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe sonte ka habitur me përgjigjen që ka dhënë kur u pyet “Në Kurthin e Piter Pan” për arsyen e ndarjes.

E pyetur nga fëmijët se pse u nda nga princi i saj i kaltër, Albëria i tha: “S’prekte enë me dorë, i laja gjithmonë vetëm unë. Ti i thashë në shtëpinë tënde, unë në timen.”- tha këngëtarja.

Albëria gjithashtu zbuloi një detaj që e bëri për të qeshur publikun. Ajo tregoi se ishte ushqyer me gji deri në moshën 7 vjeçare dhe këtë gjë ish-burri e kishte përdorur kundër saj gjatë një debati.

“Normal që s’mbush ti se ke pirë cicë deri 7 vjeç.”- i kishte thënë ai Albëries, fjali e cila shkaktoi reagime të mëdha tek fëmijët dhe publiku.