STRESI

Siç shihet në një video të postuar prej tij në Instagram, Stresi ndodhet në makinë së bashku me miqtë e tij ndërkohë që shprehet i bezdisur për faktin që automjeti para tij nuk po i lironte rrugën.

Por duke përfituar nga fakti që makina përpara kishte të vendosur në xham numrin e telefonit të shoferit pasi ishte në shitje, djemtë kanë vendosur ta telefonojnë dhe me mirësjellje, i kanë kërkuar shoferit të lirojë rrugën.