Supervjedhje n’Paris, hajnat grabisin kasafortën 500 kg me diamante! – Origjinale

Supervjedhje n’Paris, hajnat grabisin kasafortën 500 kg me diamante!

Nji kasafortë me peshë 500 kg, në të cilën ndodheshin 180 diamante me nji vlerë prej 250 mijë eurosh asht vjedh nga persona ende të paidentifikueme.

Ata kanë arritë me futë natën n’argjendarinë e vogël, e specializueme në punimin e diamanteve.

Mbasi kanë thye derën dhe në mungesë t’alarmeve apo kamerave, ata kanë marrë pa problem kasafortën, e cila nuk ka qenë e saldueme në mur.

Nji tjetër vjedhje asht krye edhe në nji lokal të vogël ngjitun, ku ka kamera sigurie.

Pamjet e këtyne të fundit po verifikohen nga policia me shpresën se kemi me i çue drejt zbulimit të hajdutëve.