Të dashuruar më shumë se kurrë, Getoari publikon foto nga pushimet me Marinën

Çifti i njohur reperi Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca, duket se janë të dashuruar si në ditët e para.

Këto ditë të nxehta korriku ata ndodhen në Kapri të Italisë, për të shijuar rrezet e diellit.

Geti ka publikuar një fotografi të tyre ku shihen të përqafuar, ndërsa prej Marinës duken veç flokët.

Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në urime dhe vlerësime për çiftin e njohur.

Prej disa kohësh ata e thërrasin njeri tjetrin “gruaja jeme” dhe “burri jem”, por pavarësisht zërave të shumtë, ende nuk ka një konfirmim për plane për martesë. /a.y/noa.al