Tinejxherja zvoglon vlerën e faturës së blerjes, arsyeja është e dhimbshme (Foto)

Një tinejxhere ka bërë një gjest shumë të mirë për prindërit e saj. Ajo prej se ka filluar të bëjë pazaret ua ka zvogluar koston e faturës, për 6,200 dollarë. E krejt kjo ka ndodhur pas klasifikimit, gjegjësisht përgaditjes së ushqimit për nënën e saj e cila është diagnostifikuar me kancer.
Lauren Mudie, 19 vjeçare nga Cambridge, ka filluar të përgadis ushqim për prindërit e saj qysh nga mosha 15, atëkohë kur nëna e saj u sëmur me kancer të gjakut, Non-Hodkin Lymphoma, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Pas blerjes së mishit, patateve dhe 20 kuti me oriz, ajo po menaxhon në mënyrë të përsosur të ardhurat e prindërve, gjegjësishtë zvoglimit të faturës, prej 200 dollarë në javë në vetëm 80. E me gjërat e blera dhe këtë shumë të parave ajo po ushqen katër deri në nëntë veta.
Me këtë shumë ajo po ushqen vëllanë , prindërit e saj që janë prindër kujdestarë Theresa 60 dhe Neil 52 dhe katër fëmijë të tjerë të birësuar.
E lidhur me faturën e ushqimit dhe llojet ajo ka filluar një kampanjë në Facebook.
“Këshilla ime për çdokënd është që shikon të kursejë para, është vakti i ushqimit para se të mësyjnë supermarketeve. Nëse shkoni pa pasur një plan të vakteve, atëherë do të shpenzoni para pa limit”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë ajo ka sugjeruar që të bëhen blerjet online. Kjo pasi që mund të shohësh sa po shpenzon dhe blerjet që po i realizon.
Shiko foto me poshte.

LAUREN