Vajza nëse një mashkull i ka këto 8 cilësi, mos e lëshoni kurrë

Të gjesh partnerin e jetës sot është bërë shumë e vështirë. Njerëzit po humbin shumë cilësi duke bërë që marrëdhëniet në çifte të jëtë e ndërlikuar.

Një grup studiuesish kanë bërë disa anketime duke pyetur femrat se si do dëshironin partnerin e tyre. Këtu liston 8 cilësi që dolën të përbashkëta tek femrat e anketuara:

LEXO EDHE:
FOTO/ Në shtëpinë luksoze të Adelina Tahirit
Studimi i ri nga Shkolla e Ekonomisë Hanken në Finlandë sugjeron që një burrë i zgjuar ka më pak gjasa të jetë jo-besnik.

-Ai të bën të qeshësh. Gjetja e dikujt me të cilin mund të qeshni është thelbësore edhe nëse të gjithë rrotullojnë sytë kur ai thotë një shaka, nëse juve ju bën të qeshë kjo është e gjitha që ka rëndësi.

-Ai mbështet në mënyrë aktive karrierën tuaj. Një studim zbuloi se burrat ishin një faktor vendimtar në dy të tretat e vendimeve të grave për të lënë punën e tyre, shpesh sepse burat mendojnë që detyra e grave është të sjelin në jetë fëmijë dhe ta rrisin atë. Por, nëse ai u suporton në karrierën tuaj, mos e lëshoni!

-Ai bën sa më shumë përpjekje që të keni kohë edhe për miqtë apo familjen tuaj. Nuk është e pazakontë që një grua të përfundojë duke hequr dorë nga jeta e saj shoqërore për t’u futur jetën e njeriut të saj të zemrës. Por është e rrallë që një burrë të bëjë të njëjtën gjë sapo të hyjë në një marrëdhënie. Sipas një studimi koha me miqtë është po aq e rëndësishme sa ajo që kaloni me partnerin tuaj, kështu që sigurohuni të jeni me një burrë që u lë kohë edhe për miqtë tuaj.

-Ai është emocionalisht inteligjent. Nëse stereotipet duhet të besohen, janë gratë ato që gjithmonë preken më shpejt dhe janë më të dobëta emocionalisht, kjo nuk është gjë e keqe. Por, nëse keni në krah një burrë që është emocional, kjo është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme. Fundja, çfarë është dashuria nëse e zhveshim nga emocionet?!

-Ai respekton mendimet tuaja dhe dëgjon atë që keni për të thënë. Të qenit i mbyllur nuk është një veçori ekskluzive për një gjini të veçantë, por nëse burri është i bindur se ai gjithmonë ka të drejtë dhe nuk do ta marrë kurrë parasysh argumentin tuaj, kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse një njeri hedh poshtë ndikimin e partneres së tij femër, mund të jetë një shenjë se ai e ka “pushtetin” në një dorë.

-Ai feston arritjet tuaja. Nëse po luftoni për të rënë në peshë, ose nëse po praktikoni gjuhën gjermane për një udhëtim në “Oktoberfest” është shumë e rëndësishme që të keni në krah një partner, i cili feston arritjet tuaja dhe u motivon për çdo hap të bërë përpara.

-Ai ndan vlera të njëjta me ju. Një pikëpamje e ngjashme në jetë mund të jetë vendimtare për një marrëdhënie të suksesshme, sipas një studimi. Sa më shumë të ngjasoni në personalitetet tuaja, aq më shumë ka gjasë që ju t’i qaseni problemeve në të njëjtën mënyrë.

Natyrisht, nëse partneri juaj nuk i ka të gjitha cilësitë e mësipërme, nuk do të thotë që ta hidhni poshtë menjëherë, ne të gjithë kërkojmë gjëra të ndryshme në jetë.

Por, nëse ai i posedon të gjitha veçoritë që përmendëm më sipër, atëherë mbajeni fort.

© SYRI.net