Vipat e Bllokut masakrojnë edhe Marion, i nxjerrin në pah ndryshimet…

Është ndër grimerët më të njohur në mbarë botën, me origjinë shqiptare.

Së fundmi, në emisionin XING, habiti tërë audiencën duke folur gjuhën shqipe rrjedhshëm, gjë që shumica nuk e kishin ditur këtë fakt, kjo sepse ka vite që jeton dhe vepron në SHBA dhe zakonisht përdorë gjuhën angleze, shkruan Kosovarja.

Mes shumë deklaratash dhe rrëfimesh interesante, duke e njohur më mirë se askush botën e grimit, është pyetur shumë herë rreth teorisë së ndërhyrjeve estetike, por ai e mohoi duke krahasuar imazhet e para disa viteve me ato të tanishmet. Por, Vipave të Bllokut, e cila është faqja e vetme që nxjerrë në shesh edhe ndryshimet më të vogla të fytyrave të njohura, nuk i shpëton gjë.

Në fotografinë e publikuar nga vet Mario ku kishte treguar se është ai i njëjti tani dhe pra disa viteve, dallojnë vetëm veshët, por këtë detaj nuk e vërejti askush në fillim. Se a ka apo jo ndërhyrje në këtë pikë nuk dihet, por gjithsesi , fotografia e tregon më mirë./Kosovarja/